Lajmet e fundit

“Sulmet me raketa të Hezbollahut s’do të mbeten pa përgjigje!”, ushtria izraelite: Mund të pushtojmë Libanin!

Sulmet me raketa të Hezbollahut gjatë natës nuk do të mbeten pa përgjigje. Kështu deklaroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite që nuk e përjashtoi mundësinë e një pushtimi të Libanit jugor.

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka identifikuar objektivin e radhës, i cili nuk është askush tjetër përveç udhëheqësit të Hezbollahut, Naim Qassem.

Zëdhënësi kryesor i IDF-së theksoi se ushtria urdhëroi evakuimin e më shumë se 50 fshatrave në Libanin jugor gjatë natës.

U njoftua gjithashtu se Ushtria Izraelite kishte vrarë tashmë disa komandantë të lartë të Hezbollahut dhe gjithashtu kishte goditur dhjetëra pozicione të saj.