Lajmet e fundit

Sulmet amerikane kundër trafikantëve të drogës në Paqësor dhe Karaibe, raportohet për të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona të akuzuar nga Uashingtoni për trafik drogë janë vrarë, pasi Forcat ushtarake amerikane goditën anijet në të cilat ato ndodheshin. Sulmet u regjistruan në Paqësor dhe në Karaibe.

Sipas mediave ndërkombëtare të paktën 140 persona janë vrarë që nga shtatori.

Ky operacion synon kartelet që transportojnë drogë në Shtetet e Bashkuara, ndonëse është vënë në dyshim nga ekspertët dhe provokon kundër-akuza nga qeveria dhe partitë opozitare në Uashington.