Sport Bota

Stiven Shpendi “hap sirtarin”: Shpresoj që të luaj për Shqipërinë së bashku me vëllain tim

Stiven Shpendi e ka një ëndërr. Sulmuesi 22-vjeçar i Empolit shpreson që një ditë të luajë për Shqipërinë.

“Do të ishte diçka e bukur nëse një ditë do të luaja së bashku me vëllain tim në Kombëtaren e Shqipërisë”- tha ai për Pianeteempoli.

Kujtojmë që Stiven Shpendi ka luajtur 14 ndeshje për Shqipërinë U21, ndërsa vëllai i tij, Kristjan, debutoi me kombëtaren në miqësoren ndaj Gjibraltarit.