Kryesore

Starmer-ministrave: Mos e zhytni partinë në krizë, mos lejoni që një sfidë lidershipi të na çojë drejt kaosit

Kryeministri britanik Keir Starmer u takua sot me ministrat në studion e tij parlamentare. Sky News shkruan se mesazhet kryesore që Starmer u ka dhënë ministrave, ishte shmangia e përplasjeve dhe gjithashtu u bëri thirrje atyre që të mos e “zhytin” partinë në “kaos” me një sfidë lidershipi.

Nga ana tjetër aleatët e Wes Streeting kanë deklaruar se sekretari i shëndetësisë po planifikon të japë dorëheqjen nesër, në mënyrë që të nisë një sfidë kundër Starmer.

Ndërkohë, pavarësisht sugjerimit për një sfidë të mundshme udhëheqëse, një zëdhënës i Downing Street tha se Keir Starmer kishte “besim të plotë” te Streeting.