Politikë

SPAK kërkon autorizimin për arrestimin e Ballukut/ Zbardhet agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet. PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar agjendën e punimeve të seancës së 12 marsit, ku pritet të diskutohet kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku.

Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.

Ky projektvendim kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.