Sport Bota

Situata me mesfushorin e Barcelonës, shumë shpejt rikthehet në stërvitje

Situata duket se është qetësuar tek Barcelona sa i përket “çështjes” Gavi, i cili ka patur shqetësime në gjurin e djathtë. Sipas të përditshmes spanjolle AS, mesfushori ka patur një përmirësim në meniskun e gjurit të djathtë dhe operacioni që ishte planifikuar të bëhej, është spostuar në rast se situata përkeqësohet sërish. Sipas AS, Gavi nuk po ndjen më shqetësime dhe së shpejti pritet të fillojë stërvitjen i diferencuar në mënyrë që të bashkohet sa më parë me pjesën tjetër të grupit.

Sidoqoftë stafi mjekësor po tregohet shumë i kujdesshëm, pasi janë të vetëdijshëm se këto lloj lëndimesh duhet vlerësuar çdo ditë. Megjithatë pas tre javësh, kjo është hera e parë që 21-vjecari ka shfaqur shenja positive në rikuperim.

Askush nuk dëshiron të caktojë një datë kthimi, por nëse vijon me këto ritme, Gavi mund të rikthehet në fushë brenda dy javësh, që përkon me ndeshjen e kundër PSG-së më 1 tetor në Champions League.