Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqësit e Ukrainës dhe BE-së në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për shtyp.
Liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e dominuar nga rikthimi në foltore i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, lufta në Gaza dhe Ukrainë, rritja e njohjes perëndimore të shtetësisë palestineze dhe tensionet bërthamore me Iranin.
Trump do të flasë të martën, tetë muaj pas fillimit të mandatit të dytë, i cili u shënua nga shkurtime të rënda të ndihmës së jashtme të SHBA-së, të cilat kanë shkaktuar kaos humanitar global dhe kanë ngritur pyetje rreth të ardhmes së OKB-së, duke e shtyrë Guterresin të përpiqet të ulë kostot dhe të përmirësojë efikasitetin.