Politikë

Shqiptarët refuzojnë t’i japin besën Ramës/ Protestuesi nga Sheshi Skënderbej: Na ka ardhur aty ku nuk mban më, kërkojmë largimin e të pabesit!

Shqiptarët refuzojnë t’i japin besën Ramës/ Protestuesi nga Sheshi Skënderbej: Na ka ardhur aty ku nuk mban më, kërkojmë largimin e të pabesit!

Një qytetar pjesëmarrës në protestën që ka nisur në Sheshin Skënderbej ka deklaruar se njerëzit kanë humbur besimin te qeveria dhe kërkojnë ndryshim.

“Njëherë e një kohë njerëzit kanë duruar, por tani u ka ardhur aty ku nuk mban më. Kujt t’i japim besën? Ai është i pabesë dhe e kam të vështirë ta besoj e ta kem kryeministër”, u shpreh protestuesi.

Sipas tij, qytetarët janë mbledhur në shesh me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Kemi dalë në këtë shesh për ta larguar këtë njeri të papërgjegjshëm”, tha ai.