Protesta kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë. Ditën e nesërme, e shtunë 6 qershor shqiptarët kanë njoftuar se do të mblidhen në Frankfurt për të kundërshtuar planin për të ndërtime në zonat e mbrojtura.
Tubimi do të zhvillohet në Opernplatz të qytetit gjerman në ora 18:15.
Sipas organizatorëve lejohet vetëm flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës me vete, dhe i asnjë shteti tjetër përfshi këtu edhe flamurin e UÇK-së, pasi mund të merret si provokim.
Ndërkohë sot, në orën 18:00 u zhvillua një protesë në Berlin.