Politikë

‘Shqipëria Bëhet’ del me kandidat për bashkinë e Cërrikut, Lapaj zbulon emrin

Lëvizja Shqipëria Bëh ka prezantuar këtë të hënë kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në Bashkinë e Cërrikut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj deklaroi se kandidati i Shqipëria Bëhet do të jetë Eligert Hima.

Sipas tij Hima është i diplomuar në Kriminologji në Milano të Italisë.