Arbër Hoxha ishte protagonist me Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Slaven Belupos, duke asistuar dhe duke shënuar. Gjithsesi, sulmuesi i kombëtares u largua nga fusha përpara kohe, për shkak të një dëmtimi.
Në konferencë pas ndeshjes, trajneri i ekipit nga Zagrebi, Kovacevic, foli rreth situatës së Hoxhës.
“Hoxha po bën mirë, kur erdha unë këtu ishte pyetja nëse do të largohej apo do të qëndronte. Sa arrita unë, i thashë që do të luante.
Tani ai po bën atë që unë prisja prej tij. Jam i lumtur që ka këtë formë kaq të mirë dhe uroj që të mos ketë një dëmtim serioz”,- tha trajneri.