Politikë

“Familja po rrezikohet seriozisht”, PD çon projektligjin në Kuvend, Tritan Shehu: Synon njohjen e dy gjinive biologjike në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se PD ka dorëzuar në Kuvend një projektligj që synon të përforcojë njohjen vetëm të dy gjinive biologjike në Shqipëri, mashkull dhe femër.

Shehu tha se PD akuzon mazhorancën se po përpiqet, përmes një projektligji të ri për barazinë gjinore, të fusë në legjislacion konceptet e identiteteve gjinore të shumta, të cilat shton se “rrezikojnë themelet e shoqërisë, familjes dhe ekzistencës njerëzore”.

Sipas tij, ky është një hap i rrezikshëm drejt zëvendësimit të vlerave tradicionale dhe duhet ndaluar për të mirën e të gjithëve.

Postim i plotë:

PD: Shoqeria njerezore, egzistenca e saj, familja, qe bazohen mbi dy gjini Mashkull e Femer, rrezikohen seriozisht! Sot Grupi parlamentar i PD dorezoi ne Kryesine e Kuvendit perseri projekt Ligjin: “Per nje shtese ne ligjin nr.10129, date 11.5.2009 Per gjendjen civile, i ndryshuar”. Kjo inisiative ligjevenese ka per qellim te percaktoje qarte e pa lekundje qe ne Shqiperi njihen vetem dy gjini, Mashkull e Femer, te percaktuara qe ne lindje. Theksoj se ne Janar u dorezua per here te pare kjo kerkese, por qe ndesh me Kushtetuten, Rregulloren nuk u perfshi ne punimet e Kuvendit nga maxhoranca. Tashme po riperseritet, duke marre kjo nje rendesi te vecante. Sepse aktualisht jemi perballe nje tentative tinzare te Rames & Co, qe nepermjet nje ligji per “barazine gjinore” te sjelle ne Kuvend, kerkojne te “hedhin ne ere” thelbin e Jetes, Shoqerise, Familjes, konceptin e dy gjinive, Mashkull e Femer. Ai ligj i Rilindjes con ne njohjen e dhjetra gjinive duke: 1-Futur konceptet LGBT, trans, gay etj, qe ngaterrojne qellimshem gjinine me orientimin seksual, per te goditur themelet e shoqerise e familjes. 2-I hapur rruge termit “Gjinia e perkatesia e shumefishte” per te goditur konceptin jetik te shoqerise e cdo specie, mashkull e femer. 3-Kaluar keshtu tek identitete te shumta, si jo gjinor (non binary), transgjinor, gjinor fluid etj etj, si pjese e shoqerise homo, trans, “woke” etj! 4-Rrezikuar edhe femijet sepse legalizon politikat “gender” shkaterruese, qe sot kerkohen te futen ne shkolla nga grupet LGBT etj. 5-Goditur keshtu konceptin nje Burre e nje Grua te familjes, per te shkuar te familjet gay, trans, fluid etj. 6-Eliminuar emrat e shenjte Nene e Baba e zevendesuar ato me shprehjet numerike Prindi 1,2,3… Shoqeria shqiptare, vlerat e saj, familja jone, femijet, jane perballe nje tentative djallezore te kesaj Rilindje… Qe duhet ndaluar per te miren e te gjitheve. Projekt Ligji i dorezuar nga ne sot, e bllokon kete shkaterrim te vlerave!