Kryesore

Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai merr “Nobel” për Letërsi, veprat e tij janë përkthyer edhe në shqip

Akademia suedeze ka vijuar edhe sot me ndarjet e çmimeve Nobel. Sot, rreth orës 13:00 është zbuluar fituesi i Çmimit “Nobel” për Letërsinë.

Fitues është shkrimtari hungarez László Krasznahorkai.

Krasznahorkai u zgjodh fitues “për veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

László Krasznahorkai ka fituar më herët çmimin “Booker Prize” dhe është përkthyer në shqip me veprat “Tangoja e Satanait” dhe “Melankolia e qëndresës”.