Kronikë

Shkodër/ Pesë kryepleq të fshatrave nën hetim për kultivim të lëndëve narkotike

Policia ka proceduar penalisht 5 kryepleqtë e fshatrave Nënmavriq, Leknikaj, Kujë, Vuksanaj dhe Palaj në Bashkinë Shkodër.

Sipas burimeve në territoret e këtyre njësive administrative, janë gjendur 4002 bimë të dyshuara si lëndë narkotike.

Autoritetet akuzojnë të pestë kryepleqtë për shpërdorim detyre.