Personazhe

Shkëmbim me Italinë, kush është banorja e BBVK që do të shkojë në “Grande Frattello”

Big Brother VIP Kosova 4 do të realizojë një shkëmbim banorësh me reality show-n italian Grande Fratello.

Lajmi u dha nga moderatori Alaudin Hamiti në Prime-n e tretë, ku u bë e ditur se të premten një konkurrent do të transferohet për një javë në versionin italian të programit.

Banorja e përzgjedhur është Dolce, e cila u vlerësua nga publiku dhe opinionistët si zgjedhja më e duhur për këtë eksperiencë.

Se si do të paraqitet gjatë qëndrimit të saj në Itali, pritet të zbulohet në ditët në vijim.