Politikë

Shkarkimi i zv/ministrit të Brendshëm pse piu cigare në lokal, Rama shigjeton opozitën: Të bësh hajgare me këtë, do të thotë të jesh bisht cigare që nuk ndez më dhe as nuk riciklohet

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me shkarkimin e zv/ministrit të Brendshëm, Andi Mahila pasi u kap duke pirë cigare në ambiente të mbyllura. Rama mbrojti vendimin e ministres Albana Koçiu dhe thumboi opozitën.

Në mbledhjen me deputetët e qarkut të Tiranës dhe ministrat e kabinetit, Rama i quajti këto llomotitje nga ata që u ka rënë Diella në kokë por që sipas tij, kur ta marrin veten, do të përballen me fëmijët e Diellës.

“E përgojuan ministren, me shpotinë karakteristike të delirantit provincial, bënë hajgare me shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit të saj për tymosjen e cigares në ambientet e mbullura”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se të mos e përshëndesësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, “por të bësh hajgare me këtë, do të thotë të jesh një bisht cigare i mbetur në takatuken e jetës demokratike”.

Edi Rama:U bë një llomotitje e madhe nga ata që i ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presin gjatë sa ta marrin veten, por kur ta marrin veten duhen të përballojnë fëmijët e Diellës.

Të cilët e përgojuan, me shpotinë karakteristike të delirantit provincial shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e cigares në ambient të mbyllur.

Të mos e përshëndesësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverinë por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigare i mbetur në takatuken e jetës demokratike që askush nuk ka ndërmend ta ndez më dhe askush nuk i shkon mendja për riciklim.