Politikë

Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, socialistët në Këshillin Bashkiak mbledhje të jashtëzakonshme sot pasdite në PS

Këshilltarët e PS në këshillin Bashkiak do të mblidhen sot në selinë e PS për të diskutuar mbi çështjen e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai prej datës 10 shkurt të 2025 ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO, pasi akuzohet për korrupsion nga SPAK.

Mbledhja e këshilltarëve socialistë vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama ndaj Këshillit Bashkiak për të nisur procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt.

Gjatë asamblesë së PS më 11 shator, kryeministri Edi Rama caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së në zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë.