Sport Bota

Shkak dëmtimi, lojtari i kombëtares mungon ndaj Serbisë

Adrion Pajazati nuk do të mund të kontribuojë për kombëtaren, në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë, takim ky kualifikues i Botërorit, i planifikuar të luhet me 11 tetor.

Në një postim në rrjetet sociale, Pajaziti shkruan se është i dëmtuar, ndërsa i uron suksese skuadrës.

“Fatkeqësisht për shkak të një dëmtimi që më ka shqetësuar prej javësh, nuk kam mundur t’i bashkohem Kombëtares.

U uroj djemve gjithë të mirat”, shkruan mesfushori Pajaziti në “Instagram”.