Lajmet e fundit

Shfaqet filmi “Djali pantallona rozë”, regjisori: Fjala vret por edhe shpëton, flisni për bullizimin

Rasti i një adoleshenti që i jep fund jetës pas bullizimit në shkollë dhe online, është bërë qendra e një filmi që synon t’i përdorë fjalët për të shpëtuar jetë. Regjisori Italian ndalet te mesazhet.

Në dukje i gëzuar, Andrea, një djalosh 15-vjeçar, i jep fund jetës në mënyrë të papritur. Vetëm as prindërit hapin facebook-un e tij, kuptojnë ferrin që kishte përjetuar mes ngacmimit kibernetik dhe atij në shkollë. Mbi historinë e tij, regjisori italian Roberto Proia, ka realizuar filmin “Djali me pantallona rozë”, që çeli Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që këtë vit ka temën “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”.

“Filmi merr shkas nga një djalë i ri i cili i dha fund jetës në 2012. Nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar. Synimi ishte të tregoja një rast real si paradigmë e situatës që po ndodh. Doja të tregoja një ngjarje të rëndë në mënyra sa më të lehtë. Ndaj vetë I riu, na flet nga bota matanë, shpesh përdor ironinë duke rrëfyer në vetë të parë dhe na bën edhe të qeshim”,- tha regjisori Roberto Proia.

Në një botë që është gjithnjë e më shumë e orientuar nga online, kërcënimet dhe sulmet kibernetike filmi flet në vet të parë me zërin e viktimës.

“Unë në film dua të tregoj se edhe fjalët vrasin, bullizmi vret, rrjeti online dhe komentet vrasin. Por dua të them edhe se fjalët mund të të shpëtojnë. Ai do kishte shpëtuar nëse do kishte folur. Këshilla ime është që të rinjtë te flasin, t’i tregojmë problemet e bullizimin sepse kjo i shpëton dhe nuk janë ata problemi, janë bullizuesit, ata duhet të ndiejnë turp” – tha regjisori Roberto Proia.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut këtë vit ëshë në edicionin e 20-të. Ai ngre pyetje mbi dukuri e ngjarje duke synuar ndërgjegjësim dhe vetëdije.