Kronikë

Sherr me thika në Himarë, 69-vjeçari merr plagë në kraharor (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku një burrë 69-vjeçar është plagosur me thikë. I plagosuri, i identifikuar si Përparim Popa, ka marrë dëmtime në zonën e kraharorit.

Fillimisht ai është transportuar në spitalin lokal të Himarës për ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të marra, është dërguar më pas në spitalin e Vlorës për trajtim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe, së bashku me grupin hetimor, po punon për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.