Lajmet e fundit

SHBA/ Pentagoni sulmon një anije që trafikonte drogë, për pasojë mbeten të vrarë tre persona

Forcat amerikane kanë kryer një tjetër sulm ndaj një anijeje të trafikantëve të drogës, sipas Pentagonit, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth njoftoi se përgjatë sulmit u vranë tre persona.

“Anija ishte e njohur nga shërbimet e inteligjencës si pjesë e rrjeteve të trafikut të paligjshëm të drogës, përdorte një rrugë të njohur të trafikut dhe transportonte sasi të konsiderueshme narkotikësh,” thuhet në një postim të Hegseth në platformën X (ish-Twitter).