Kryesore

SHBA kërkon marrëveshje me Iranin, reagon Netanyahu: Trump beson se ka mundësi për të ruajtur interesat tona jetësore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ka folur me presidentin amerikan Donald Trump, i cili sipas tij sheh një shans për të arritur një marrëveshje me Iranin.

Trump beson se ekziston mundësia e “shfrytëzimit të arritjeve të mëdha të arritura nga IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) dhe ushtria amerikane për të realizuar qëllimet e luftës në një marrëveshje që do të ruajë interesat tona jetësore”, tha Netanyahu në një deklaratë video të lëshuar nga zyra e tij.

Trump ka deklaruar ditën e sotme se një marrëveshje me Iranin është e mundshme nëse do të arrihet dakordësia për 15 pika edhe pse ka shprehur dëshirën e tij për një ndryshim të plotë të regjimit.