Sport Bota

Serbia kërkon shpëtim pas humbjes me Shqipërinë, pasuesi i Stojkovic në pankinë

Situata te Serbia nuk është aspak e mirë, me përfaqësuesen e njohur që ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Dragan Stojkovic pas humbjes me Shqipërinë.

Federata ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit dhe tashmë mediat atje kanë treguar disa të reja të rëndësishme.

Tekniku i Crvena Zvezdas, Vladan Milojevi? do të marrë drejtimin e Serbisë dhe do të bëjë debutimin e tij, në përballjen ndaj Anglisë.

Profili i Milojevi? pëlqehet shumë nga drejtuesit, të cilët e shikojnë si të duhurin për të rikthyer kombëtaren në “shina”.