Politikë

Seanca plenare në parlament/ PD kërkon 4 orë debat për çdo raport

Mbahet sot seanca plenare në Kuvend ku do të shqyrtohen raportet e veprimtarisë vjetore të katër institucioneve.

Në konferencën e kryetareve po shqyrtohet kërkesa e PD ku kërkohet 4 orë debat për çdo raport.

Sipas grupit parlamentar të PD, kjo kërkesë është në përputhje me pikën 3 të nen-it 48 të rregullores e cila kufizon se nuk mund të ketë më pak se 10 minuta kohë për të folur një grup.