Kryesore

“Sanksionet nuk do të na ndikojnë”, Trump për deklaratën e Putinit: Do ta shohim pas 6 muajsh

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e reja amerikane nuk do të kenë “një ndikim të rëndësishëm” në ekonominë e Rusisë.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump, i pyetur në Shtëpinë e Bardhë për efektet e sanksioneve, u përgjigj me një buzëqeshje sarkastike:

“Do të jem në gjendje t’jua them pas gjashtë muajsh.”

Komentet e dy liderëve vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Moskës, pasi SHBA vendosi një raund të ri masash ekonomike që synojnë sektorin energjetik dhe financiar rus.