Lajmet e fundit

Sala në Itali, takon presidentin e Spitalit Pediatrik “Bambino Gesù: Së shpejti drejt një bashkëpunimi zyrtar me institucionet tona të shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u takua në Romë me Presidentin e Spitalit Pediatrik “Bambino Gesù”, Tiziano Onesti, për të hedhur hapin e parë drejt një bashkëpunimi zyrtar mes këtij spitali prestigjioz dhe institucioneve shëndetësore publike në Shqipëri.

Me mbi 150 vite eksperiencë dhe i njohur ndërkombëtarisht për ekselencën në trajtimin pediatrik, “Bambino Gesù” do të mbështesë spitalet tona publike në rritjen e kapaciteteve profesionale, me fokus të veçantë në sëmundjet e rralla dhe ato onkologjike.