I mirënjohuri, Arrigo Sacchi foli për Napolin, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
“E konsideroj Napolin ekipin më evropian që ekziston në Itali. Nuk e kam mbajtur kurrë sekret faktin që Napoli është skuadra më e fortë për Scudetton.
“Champions- Kam parë të gjithë listën e ndeshjeve të Napolit dhe them me bindje se këtë herë ata mund ta kalojnë raundin e parë. Optimizmi im nuk bazohet vetëm në dëshirë, por në arsye. Nga tetë ndeshje, vetëm dy janë realisht të vështira, hapja kundër Manchester Cityt dhe finalja e grupit kundër Chelseat. Pjesa tjetër janë duele brenda mundësive të ekipit të contes,”