Sport Bota

Rinovimi i Yildiz, Spalleti nuk fshihet: Juventus gati për gjëra të mëdha

Ditë e rëndësishme në Torino, teksa Kenan Yildiz rinovoi kontratën me Juventusin dhe do të qëndrojë te ky ekip deri në verën e vitit 2030. Nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalletti.

“Yildiz është diçka e veçantë. Ai ka aftësinë të krijojë avantazh në çdo moment dhe kjo i jep skuadrës një shkëndijë për të ndërtuar diçka të rëndësishme,”- tha tekniku.