Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melanie Trump ka deklaruar se tetë fëmijë ukrainas, më në fund i janë ribashkuar familjeve të tyre.
Largimi i të miturve kishte ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë, teksa Zonja e Parë ka arritur ti rikthejë ata nëpërmjetë një letre drejtuar Vladimir Putin.
Kjo letër iu dorëzuar presidentit rus në muajin gusht, nga vetë bashkëshorti i saj Donald Trump gjatë takimit në Alaska.
Pushtimi ukrainas ka bër që mijëra fëmijë të largohen nga vendi i tyre, Rusia.
Në qershor , Laboratori i Kërkimeve Humanitare në Universitetin Yale, vlerësoi se më shumë se 35,000 ishin dërguar në mbi 100 vende, përfshirë dhe territoret e pushtuara.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ditën e premte, znj. Trump tha se Putin iu përgjigj letrës së saj dhe se ata kanë krijuar një “kanal të hapur komunikimi” në lidhje me mirëqenien e këtyre fëmijëve.