Politikë

Raporti i INSTAT/ Dorjan Teliti: Bujqësia dhe industria në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, në një postim në rrjetin sociale Facebook ka reaguar pas publikimit nga Instat të raportit mbi ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2025, ku sektorët e bujqësisë dhe industrisë vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në gropën e recesionit.

Sipas tij ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë me rritje në shifra dhe varfërim në realitet.

Postimi i plotë i Dorjan Telitit:

BUJQËSIA DHE INDUSTRIA NË RECESION, RRITJA EKONOMIKE VETËM NË LETRA! Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 ekonomia shënon “rritje në letra” 3.51%. Por në realitet, dy shtyllat tejet të rëndësishme të ekonomisë – bujqësia dhe industria – vazhdojnë në RECESION: Bujqësia: -2.49% Industria: -1.79% Çfarë vlere ka kjo “rritje” kur fermerët falimentojnë dhe fabrikat mbyllen? Çfarë ekonomie ndërtohet kur prodhimi vendas bie dhe jetesa bëhet më e shtrenjtë? Ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë: rritje në shifra, varfërim në realitet.