Politikë

Rama pret presidentin e Letonisë, Rink?vi?s

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri presidentin e Letonisë, Edgars Rink?vi?s.

Ndërsa ndau momente nga ky takim, kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që mikpret presidentin e Letonisë.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rink?vi?s po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku është pritur në takime nga krerët më të lartë të shtetit.

Ditën e djeshme, presidenti letonez u prit një një takim nga homologu shqiptar, Bajram Begaj, gjatë të cilit trajtuan çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po dje, presidenti Rink?vi?s u prit në një takim nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ku u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.