Lajmet e fundit

Qeveria spanjolle miraton dekretin mbretëror për ndalimin e armëve ndaj Izraelit

Qeveria spanjolle miratoi një dekret mbretëror që vendos “embargo” të plotë armësh ndaj Izraelit.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Kompanive, Carlos Cuerpo në një konferencë për shtyp u shpreh se: Dekreti mbretëror për embargo të plotë armësh ndaj Izraelit është miratuar. Kjo përfshin një ndalim të eksportit dhe importit të të gjitha pajisjeve mbrojtëse dhe produkteve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë në Izrael.

Cuerpo shtoi se sanksionet kundër Izraelit, të marra në kuadër kundër gjenocidit në Gaza dhe në mbështetje të popullit palestinez.

Ai njoftoi se brenda fushëveprimit të sanksioneve kundër Izraelit janë miratuar dekrete në lidhje me refuzimin e aplikimeve për transit për karburant aviacioni të cilat përdoren ushtarakisht.

“Janë miratuar gjithashtu dekrete në lidhje me refuzimin e aplikimeve për transit, për karburant aviacioni potencialisht për përdorim ushtarak të lidhur me Izraelin dhe ndalimin e importit të produkteve me origjinë nga vendbanimet e paligjshme në territoret e pushtuara palestineze dhe ndalimin e reklamimit për këto produkte”, tha Cuerpo.