Politikë

Protesta e opozitës zhvendoset drejt parlamentit, Noka dhe deputetë të tjerë në krye të protestuesve. Policia vendos barrikadë

Protesta e opozitës e zhvilluar në bulevardin para Kryeministrisë, po zhvendoset drejt Parlamentit.

Numri dy i PD, deputeti Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të opozitës janë zhvendosur në drejtim të Kuvendit, ku policia ka vendosur kordonin, për të mos lejuar protestuesit.

Në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë, policia ka vendosur barrikadë për të penguar kalimin e protestuesve drejt godinës së Kuvendit.