Presidenti i SHBA, Donald Trump organizoi parë pritjen tradicionale të fundvitit, në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë festë kanë marrë pjesë bashkëpunëtorë të afërt dhe miq të presidentit amerikan.
Ndërkohë, mes të pranishmëve ka qenë edhe një sipërmarrës shqiptar. Ai është biznesmeni nga Kosova, Osman Krasniqi i cili i është bashkuar ndejës tradicionale të fundvitit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Londër, ishte në mesin e figurave të shumta nga fusha të ndryshme që morën pjesë në këtë ngjarje të veçantë.
Ndryshe, ndeja e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë mbledh çdo vit personalitete të njohura nga bota e biznesit, politikës dhe diplomacisë, duke shërbyer si një platformë për forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare.