Sociale

Popullsia shqiptare tkurret dhe plaket më tej, shtesa natyrore minimale, ikin dhe 28.5 mijë persona në 2025

Popullsia shqiptare tkurret dhe plaket më tej, shtesa natyrore minimale, ikin dhe 28.5 mijë persona në 2025

Popullsia e vendit po vijon tendencën tkurrëse pa kthim, e ndikuar nga si nga rënia e lindjeve, ashtu dhe nga emigracioni, kur reth 28.5 mijë veta kanë ikur në 2025-n, duke zbritur ata që janë kthyer.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2026 rezulton 2.335.930 banorë, duke pësuar rënie me 1,16%, krahasuar me 1 Janar 2025.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

* Shtesës natyrore, që për vitin 2025 ishte pozitive me +1.147 lindje më shumë se vdekje;
* Migracioni neto, i cili mbeti negativ me -28.531.

Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2026 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,7%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Kukës (-2,59%) dhe Shkodër (-2,56%).
Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 Janar 2026, Tirana zë rreth 32,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi me nga 9,7%, 9,5% dhe 9,4% përkatësisht.

Të dhënat e INSTAT tregojnë dhe për një plakje të vazhdueshme të popullsisë. Mosha mediane (që ndaj popullsinë përgjysmë) arriti në 45 vjeç në fillin të 2026-a, nga 44.3 vjeç në fund të 2025-s, duke iu afruar gjithnjë e më shumë mesatares europiane./Monitor