Kronikë

Policia detaje nga ngjarja në Lushnje: Një 45-vjeçar u plagos në këmbë! Pika kontrolli në disa zona për kapjen e autorëve

Policia ka dhënë detaje sa i përket të shtënave me armë të regjistruara rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.