“Po e kaloj çdo ditë në burg”, banori i Rrjollit i bashkohet protestës në Bulevard: Toka është e jona! Rama dhe Berisha në burg

“Po e kaloj çdo ditë në burg”, banori i Rrjollit i bashkohet protestës në Bulevard: Toka është e jona! Rama dhe Berisha në burg

Një banor i Rrjollit i është bashkuar sot protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ai tha se edhe pse për shumë vite ka jetuar jashtë, kurrë nuk ka qenë në burg.

Ndërsa në Shqipëri po i kalon ditët në burg për shkak të protestave në Rrjoll kundër resortit që do të ndërtohet në këtë zonë.

“Vij nga Rrjolli. Shqipëria është e shqiptarëve jo e tradhtarëve. Kam vite jashtë shtetit. Në Shqipëri po bëj burg përditë. Shqipëria meriton një gjë tjetër, se jemi europianë. Na kanë çuar në burg, por në burg shkojnë kriminelët. Toka e Rrjollorëve, është e rrjollorëve, jo e Bashkimit. Rama në burg, Berisha në burg! Mos ia priftë Zoti mbarë atyre.”, tha banori i Rrjollit.

Etiketa:
  • protesta