Politikë

PL depoziton në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20 në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të shportës

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi njofton se Partia e Lirisë ka dërguar në Kuvend një projektligj për uljen e TVSH-së.

Propozimi parashikon zbritjen e TVSH nga 20 në 5% për 23 produkte bazë të shportës.

Një nismë e tillë, shton Blushi ka për qëllim të ulë çmimet dhe koston e jetesës si dhe të krijojë më shumë lehtësi dhe mbështetje konkrete për ekonominë familjare.