Kryesore

Përshkallëzimi i sulmeve në Lindjen e Mesme/ Vriten pesë komandantë të lartë në Liban, paralajmëron ushtria izraelite: Do të ekzekutohen të gjithë ‘terroristët’

Ushtria izraelite njoftoi ka vrarë pesë komandantë të lartë në Liban.

Sulmet kishin në shënjestër pesë komandantë në Korpusin e Libanit të Forcës Quds dhe Korpusin e Palestinës në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Sipas ushtrisë izraelite, Korpusi i Libanit të Forcës Quds, ishte një lidhje qendrore midis Hezbollahut dhe regjimit iranian.

“Komandantët e eliminuar zhvilluan aktivitete terroriste në të gjithë Libanin ndërsa fshiheshin në një hotel civilësh”, njoftuan autoritetet izraelite.

IDF thekson se nuk do të lejojë forcimin e elementëve terroristë iranianë në territorin libanez dhe do të vazhdojë të eliminojë komandantët e regjimit terrorist.