Kronikë

Përplasje mes policisë dhe protestuesve te Xhamia e Namazgjasë, besimtarët dalin me vrap pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe molotovëve

Teksa Xhamia e Namazgjasë është rrethuar nga përplasjet e policisë me protestuesit, besimtarët brenda saj janë përballu me gazin lotsjellës që është hedhur në sasi të konsiderueshme.

Në anën e kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit ka vijuar shkëmbimi mes policisë dhe protestuesve, ndërsa vijojnë të hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës e ujë me presion.

Nga ana tjetër besimtarët brenda xhamisë kanë dalë me vrap duke ndërprerë ritet fetare pas situatës së vështirë të krijuar nga gazi lotsjellës.