Politikë

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD

Policia ka sulmuar menjëherë protestuesit, pasi ata hodhën fishekzjarre dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, protestuesit pjesëmarrës në protestën e PD, hodhën fishekzjarre por i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë e cila me shkopinj i është sulur turmës duke tërhequr zvarrë disa protestues, mbështetës të PD.

Po ashtu në drejtim të tyre u hodh dhe gaz lotsjellës.