Kronikë

EMRAT Përdornin lavazhin që kishin marrë me qira, për të kamufluar tregtinë e drogës, tre të arrestuar në Tiranë, dy prej tyre vëllezër

Tre persona, dy prej të cilëve vëllezër janë arrestuar nga policia ekryeqytetit për trafik droge.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit që 2 vëllëzërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një paisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa personi i tretë është arrestuar si person në dijeni.

Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit Donald Çeka (Salihi), Alban Çeka dhe Mino Zotaj.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përdornin lavazhin që kishin marrë me qira, për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga dhe një tjetër shtetas, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një pajisje për bllokimin e valëve, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit që 2 vëllëzërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një paisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.