Politikë

PD lë pas podiumin e fjalimeve dhe i rikthehet marshimit! Zbulohet çfarë do të ndodhë në protestën e sotme

Partia Demokratike do të organizojë sot protestën e radhës, të disatën për këtë vit, që prej nisjes së tyre.

Raportohet se demokratët do të braktisin fjalimet në tubimin e sotëm, pasi në protestën e fundit i rikthyen ato.

Sipas informacioneve të transmetuara nga gazetari Osman Stafa, skenari i sotëm pritet të jetë një rikthim te marshimi i protestuesve, megjithëse nuk dihet ende itinerari që do të ndiqet.

Në marshime të kaluara, protestuesit e PD kanë shfaqur revoltën e tyre ndaj disa institucioneve, ndërsa për ditën e sotme është marrë leja në polici për një tubim që do të nisë në orën 19:00 në sheshin para Kryeministrisë.