Personazhe

Pas deklaratave ‘bombë’ të Brooklyn, familja Beckham ‘thyen akullin’, shfaqet për herë të parë publikisht në…

Familja Beckham bëri paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në Paris që nga shpërthimi i tensioneve në rrjetet sociale, me David dhe Victoria Beckham të shoqëruar nga fëmijët e tyre Romeo, Cruz dhe Harper gjatë Javës së Modës së Lartë.

Ngjarja u zhvillua të hënën, më 26 janar, të njëjtën ditë kur Victoria Beckham u nderua me Urdhrin e Arteve dhe Letrave nga Ministria e Kulturës.

Kjo shfaqje vjen pas polemikave publike me Brooklyn Beckham, i cili më 22 janar postoi në Instagram se nuk dëshironte të pajtohej me familjen e tij, duke akuzuar prindërit për ndërhyrje në marrëdhënien e tij me gruan, Nicola Peltz. Megjithatë, familja Beckham u shfaq e bashkuar në Paris, duke treguar një imazh të përpjekjes për unitet publik.