Politikë

Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos/ Ylli Pjetërnikaj kandidati i tretë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos/ Ylli Pjetërnikaj kandidati i tretë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Ylli Pjetërnikaj, kandidati i tretë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pjetërnikaj është edhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Gjithashtu Pjeternika ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.

Deri më tani, kërkesat për kandidim i kanë dorëzuar Adnan Xholi dhe Rovena Zoto, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 1 gusht.