Sport Bota

Partizani rikthehet në fushë, ja kush drejton skuadrën e kuqe

Pas largimit të Milinkovic, Partizani është rikthyer në fushë për stërvitjen e zakonshme. Klubi i kuq, bën me dije se Oltion Kërrnaja do të udhëheqë skuadrën, deri në gjetjen e trajnerit të ri.

Postimi:

Ekipi ka rinisur përgatitjet stërvitore në stadiumin “Arena e Demave”. Nga sot, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja. Grupi nuk është i plotë, pasi prezent nuk janë lojtarët e impenjuar me ekipet tona përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të transferta e Vlorës ndaj Flamurtarit!