Lajmet e fundit

Parlamenti Europian voton për të ulur emetimet serrë

Parlamenti Evropian votoi të martën për të ulur emetimet e gazrave serrë me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 në BE, me qëllim arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050.

Eurodeputetët miratuan një marrëveshje politike me Këshillin e BE-së mbi ndryshimet në Ligjin e Klimës të BE-së në një seancë plenare në Strasburg.

Ligji i rishikuar për klimën përfshin masa mbrojtëse që parandalojnë financimin e projekteve që bien ndesh me interesat strategjike të BE-së.

Teksti legjislativ i miratuar nga PE do të hyjë në fuqi 20 ditë pasi të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.