Lajmet e fundit

Paralajmëron Varshava: Ëndrra e Rusisë, të shkaktojë tension mes Polonisë dhe Ukrainës

“Forcat speciale polake po përgatiten për mundësinë e operacioneve sabotuese nga Rusia që synojnë rindezjen e tensioneve midis polakëve dhe ukrainasve”, deklaroi ministri përgjegjës polak për forcat speciale, Tomasz Siemoniak.

.Marrëdhëniet mes Polonisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar pasi Presidenti i vendit Karol Nawrotski vendosi të revokojë dekoratën më të lartë shtetërore “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë” nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky .

Vendimi u nxit nga lëvizja kontraverse e Kievit për të emëruar një njësi ushtarake sipas luftëtarëve të Ushtrisë Revolucionare të Ukrainës (UPA), e cila akuzohet për shfarosjen sistematike të dhjetëra mijëra civilëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Siemoniak tha se lufta e informacionit kundër Polonisë është intensifikuar në javët e fundit.

“Ëndrra e Rusisë, ëndrra e shërbimeve ruse, ishte dhe është tensioni më i madh i mundshëm midis Polonisë dhe Ukrainës”, tha Siemoniak.