Kronikë

Pamje tronditëse nga Tirana, shkrumbohet nga zjarri fasada e një kompleksi banimi pranë QSUT-së. Evakuohen banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë farmacisë nr.10 në Tiranë.

Flakët janë përshkallëzuar duke djegur pothuajse gjithë fasadën e një prej pallateve të kompleksit në zonën pranë QSUT-së.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.

Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.