Show Bizz

Pamje të rënda! Plas arma në një kazino në Florida, plagoset reperi i njohur, përfundon në kujdes intensiv

Reperi Offset ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri të ndodhur pranë një kazinoje në Florida.

Mediat amerikane raportojnë se reperi është shtruar në kujdes intensive ndërsa sipas përfaqësuesit të reperit, gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ngjarja ndodhi në parkingun e Seminole Hard Rock Hotel & Casino, ndërsa policia bën me dije se deri tani janë ndaluar dy persona të përfshirë në të shtënat me armë.